Shërbimi Social
Misioni
Të identifikojë familjet më të varfëra në territorin e bashkisë dhe të zbatojë kriteret ligjore përsa i përket dhënies së ndihmës ekonomike.
Të planifikojë dhe të administrojë fondet për trajtimin e personave me aftësi të kufizuar si dhe pagesat për invalidët e punës.
Të identifikojë nevojat e grupeve sociale në rrezik si fëmijët, të rinjtë, gratë, personat me aftësi të kufizuar, të moshuarit dhe minoritetet për shërbime sociale.
Ndihma Ekonomike referuar ndryshimeve ligjore, tanimë bazohet në një Sistem Elektronik Aplikimi dhe Vlerësimi mbi bazën e disa variablave të përcaktuar si indikatorë të nivelit të varferisë dhe ballafaqimit të tyre në mënyrë elektronike me të dhënat e institucioneve të lidhura me këtë proces.
Bazuar në ndryshimet ligjore dhe VKM nr.904 datë 12.12.2012 kanë të drejtë të aplikojnë për ndihmë ekonomike të gjitha familjet banorë të territorit të Bashkisë.
Por përfitojne apo vlerësohen si përfitues nga ky sistem familjet pa të ardhura nga punësimi, nga sistemi i pensioneve, nga aktiviteti ekonomik privat apo nga pasuria.
Të dhënat e institucioneve të tilla si: Drejtoritë e punës, Sigurimeve shoqërore, Tatim-taksave, Zyrës së Pronave dhe drejtorisë së transportit kryqëzohen në mënyrë elektronike me të dhënat e tjera të çdo familje aplikanti.
Aplikimi për ndihmën ekonomike bëhet pranë çdo njësie administrative apo lagje qyteti nga data 1-10 e çdo muaji. Pas kësaj bëhet vlerësimi elektronik dhe ballafaqimi me të dhënat e institucioneve nga Shërbimi Social Shtetëror dhe në fund të çdo muaji Drejtoria Rajonale e Sh.S.Sh sjell vendimin përkatës për familjet përfituese dhe masën e pagesës.
Pagesa llogaritet sipas strukturës së familjes duke llogaritur:
Kryefamiljarin dhe personin mbi moshë pune me 1800 (një mijë e tetëqind) lekë në muaj;
Anëtarin në moshë pune të familjes me 1260 (njëmijë e dyqind e gjashtëdhjetë) lekë;
Anëtarin nën moshë pune 900 (nëntëqind ) lekë në muaj.
Përveç kësaj trajtohen:
Fëmijet me status jetimi 3000 (tremijë) lekë;
Viktimat e dhunës dhe trafikimit 3000 (tremijë ) lekë;
Fëmijët e lindur si trinjakë, katërnjakë apo pesënjakë 3000 (tremijë ) lekë;
Familjet kujdestare të fëmijëve jetimë 9000 (nëntëmijë) lekë;
Kompensim për energjinë elektrike 1288 (njëmijë e dyqind e tetëdhjetë e tetë ) lekë;
Për fëmijët në arsimin e detyruar 300 (treqind) lekë për çdo fëmijë;
Për vaksinimet e fëmijëve 100 (njëqind) lekë për çdo vaksinë.
Sipas ndryshimit të fundit ligjor përfitimi i ndihmës ekonomike do të jetë i kufizuar në kohë deri në 5 vjet.
Për vitin 2016 kemi këto të dhëna:
- Ndihma ekonomike nga fondi i kushtëzuar.
Bazuar në ligjin nr.9355 datë 10.03.20056 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore” me vendim të vaçantë të Këshillit Bashkiak mund të përdoret deri në 3% ( nga 1.09.2016 bëhet 6%) të fondit të deleguar për të trajtuar familje të varfëra të cilat për shkak të kushtëzimeve të sistemit elektronik nuk përfitojnë nga ndihma e zakonshme, por që realisht janë shumë të varfëra.
Kështu Bashkia Elbasan bazuar në V.K.Bashkiak nr.42 datë 25.10.2011 nisur dhe nga problematika të varfërisë shumë prezente ka vazhduar të trajtojë një numër të konsiderueshëm familjesh me këtë mënyrë.
3.Ndihma ekonomike nga të ardhurat e bashkisë.
Eshtë një procedurë e përcaktuar edhe në ligj dhe e diktuar nga varfëria dhe papunësia e lartë; nga probleme sociale nga më të ndryshmet si dhe nga kushtëëzimi i përdorimit të 3% të fondit të deleguar.
Këtë vit Këshilli Bashkiak ka vënë në dispozicion rreth 2.5 milionë lekë për këtë qëllim dhe kanë përfituar rreth 65 familje shumë të varfëra e me probleme sociale qe nuk përfitojnë nga programi elektronik i ndihmës së zakonshme.
4.Aftësia e kufizuar.
a.Përfshin në programin e saj dhënien e pagesave kesh për personat e përcaktuar si të paaftë nga ana fizike dhe mendore që nuk lidhen me shkaqe punësimi, nga komisioni përkatës (KMCAP) që funksionon pranë Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore. Baza ligjore VKM nr.618 datë 7.09.2006.
Për personat me kufizime të rënda përfitohet pagesa edhe për një kujdestare (Grupi i parë).
Paga aktuale e tyre është 10.140 lekë në muaj.
b.Pagesat për shkak të verbërisë.
Baza ligjore VKM nr.277 datë 18.06.1997 “Përfitimet nga statusi i të verbërit”.
Vlerësimi i nivelit të aftësisë së tyre bëhet nga KMPV që funksionon pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror.
Pagesa aktuale është 11.510 lekë në muaj.
c.Pagesat për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë.
Janë persona që trajtohen mbi bazën e VKM nr.31 datë 20.01.2001 “Për përfitimet nga statusi i invalidit para e tetraplegjikë”.
Vlerësimi i tyre bëhet nga KMCAP vendore dhe konfirmohen nga Shërbimi Social Shtetëror (persona që nuk levizin për shkak të mosfunksionimit të dy anësive ose të kater anësive).
Pagesa aktuale është 10140 lekë për të paaftin dhe 10.650 lekë për kujdestarin.
Këta persona përfitojnë edhe pagesë për pajisje higjeno-sanitare në masën 16.000 lekë në muaj për person.
d.Pagesat për Invalidët e punës.
Baza ligjore VKM nr.869 datë 18.06.20018 “Për përfitimet në formë të ndihmës ekonomike nga statusi i invalidit të Punës”
Janë përfitues ata persona që janë përcaktuar si të tillë nga KMCAP-i rrethit për shkaqe që lidhen me punësimin (Pra për shkak të kontributeve të sigurimeve shoqërore); por që përveç trajtimit nga ky institucion marrin edhe një pagese shtesë në formën e ndihmës ekonomike pranë njësive vendore.
Pagesat e tyre variojnë nga 2200 lekë në muaj në 2700,3300 dhe 4000 lekë në muaj sipas grupeve të invaliditetit.