KRYETARI I BASHKISË

Redjan Krali i lindur më 28 Gusht 1983,në Kavajë. Ka ndjekur studimet për Drejtësi në Sistemin Bachelor në Tiranë dhe më pas diplomohet në Master për të Drejtën Civile.
Z.Krali është fokusuar në aktivitetin e tij privat, duke arritur suksese dhe duke e zhvilluar atë.
Nga viti 2010-2011 ka mbajtur pozicionin si Administrator i shoqërisë INTEX FIBER shpk.
Nga viti 2011 e në vazhdim vijon të mbajë pozicionin si Administaror i shoqërisë ALB SPUGNA shpk.
Redjan Krali është njohës dhe folës i mirë i gjuhës angleze dhe italiane.
Edhe pse i fokusuar në aktivitetin e tij privat si biznesmen dhe administrator I suksesshëm, Redjani nuk është shkëputur nga aktivitete e projekte të ndryshme politike e sociale.
Z.Krali u propozua si kandidaturë për postin e Kryebashkiakut të Bashkisë Kavajë nga Asambleja e Partisë Socialiste Kavajë ,duke marrë mbështetjen e te gjithë forumeve.
Krali ka të gjitha aftësitë për të vazhduar më tej projektet për zhvillimin e Bashkisë Kavajë.