Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Lajmet e Fundit

Hapen dyqanet “SPAR” dhe “JUMBO”

Investim i ri i rëndësishëm në qytetin tonë sepse përveç impaktit të menjëhershëm dhe të ndjeshëm në punësim ndikon gjithashtu në rritjen e standardit të cilësisë dhe përmirësimin e stilit të jetesës për qytetarët tanë. Sot hapën dyert “SPAR” dhe “JUMBO” dy brande Ndërkombëtare të njohura nga secili prej nesh. Përveç komoditetit e ti pasurit kaq pranë, fakti që vendosën ta shtrijne aktivitetin e tyre dhe tek ne tregon se interesi për të investuar në Kavajë nuk është më vetëm gjate sezonit veror por në çdo periudhë të vitit!

Dita e Tokës

Në simbolikën e Ditës së Tokës, nxënësit e shkollës “Charles Telford Erikson” bashkë më Njësinë Administrative Golem vendosën të mbillnin sot pemë dhe të dilnin të gjithë bashkë në një aksion pastrimi. E njejta gjë ndodhi dhe me gjithë Njësitë e tjera të Bashkisë tonë të madhe. Bëhu dhe ti MIK i tokës në mënyrë që çdo ditë të jetë e saj 🌍❤️

Ministria e Turizmit

Me Ministren e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, Prefektin e Qarkut Tiranë Afrim Qëndro, KryeBashkiaken e Durrësit Emiriana Sako dhe operatorët/menaxherët e strukturave hoteliere të zonës u takuam për të diskutuar dhe koordinuar së bashku nisjen e sezonit të ri turistik!

Kavaja jonë ka fatin të ketë një nga vijat bregdetare 🏖 më të gjata në Republikë duke favorizuar kështu atë që është baza kryesore e ekonomisë tonë lokale dhe jo vetëm, Turizmin!

📌Që të vazhdojmë të jemi zgjedhje e parë e turistëve vendas dhe të huaj edhe për këtë vit nuk mjaftojnë vetëm resortet dhe hotelet cilësore, duhet gjithashtu infrastrukturë dhe pastërti ♻️Për të parën na ka dhënë një krah të rëndësishëm Qeveria me investimet e mëdha dhe serioze që ka bërë dhe vazhdon të bëjë në zonën bregdetare 💪📍Për pastrimin duhet bashkëpunimin dhe ndërgjegjësim nga të gjitha palët përveç punës tonë të përditshme në terren 🚯♻️🚮

Dielli 🌞 dhe Deti 🌊 janë kartvizita më e bukur e jona! Me punë dhe përkushtim patjetër që sezoni turistik do jetë i mbarë dhe i suksesshëm.

Dita e Balonave

Qiellin e Kavajës sot e “pushtuan” balonat plot ngjyra të vogëlushave tanë 🪁🧒🏻👧🏻👦🏼– Rikthimi i kësaj tradite të bukur pikërisht në Ditën Botërore të Balonave solli gëzim të madh jo vetëm për fëmijët dhe organizatorët por gjithashtu dhe për prindërit që u bënë pjesë e këtij aktiviteti që fokusin kryesor e pati tek balonat e ndërtuara vetë 🪁– Sot jam i lumtur që të vegjëlve tanë u dhuruam kujtime të bukura të një dite mbushur plot me emocione, buzëqeshje dhe aktivitete 🥳🚲⚽🥅Mirënjohje organizatorëve dhe stafeve përkatëse 🙏🏻

Aktivitete si këto do jenë kryefjalë e ditëve të bukura me diell ☀️ që na presin 😍