Plazhi i Golemit
Plazhi i Golemit’ i dyti per nga madhesia, pas atij te Durresit, nis nga Shkëmbi i Kavajës dhe perfundon tek derdhja e perroit te Leshniqes, ne nje gjatesi prej 5 kilometra. Ka rere te paster, te bardhe, e cila se bashku me gjelberimin e perhershem te pishave dhe kaltersine e detit, krijon nje harmoni trengjyresh mjaft terheqese e shlodhese. Brezi mbrojtes i pyllit me pisha (Pinus halapensis dhe Pinus pinea) te mbjellura nga njeriu, ka krijuar nje mjedis pylli mjaft funksional prej 205 ha, i cili i rrit shume vlerat ketij plazhi. Fauna e gjalleron kete zone, me elementet e dunave dhe te pyllit. Nder me te permendurit jane lepuri i eger, nuse lala, bretkosa e zakonshme, breshka e zakonshme, ndersa ne pyll rriten qukapiku, laraska, bilbili, gjelza pikaloshe, etj.
Contact
-
Golem, Kavaje, Shipëri
Plazhi i Golemit