Njësia e Integrimit Evropian – Per një Mjedis të Shendetshëm
PËR NJË MJEDIS TË SHËNDETSHËM, MBËSHTJELLJEN E NJË ÇASTI, MOS E SHNDËRRO NË NDOTJE TË PËRHERSHME! Pas takimeve ndërgjegjësuese për mbrojtjen e mjedisit me nxënës të shkollave të mesme “Aleksandër Moisiu, Kavajë” dhe “Charles Telford Erickson, Golem” në kuadër të projektit “Ambjentalistët e rinj në qytetin e Kavajës” të ndërmarë nga Këndi i BE-së në Bashkinë Kavajë, financuar nga projekti Bashkitë për në Evropë, sot më 22 Prill,
Dita e Tokës, të rinjtë vijuan aktivitetin ndërgjegjësues lidhur me reduktimin e qeseve plastike dhe përdorimin e trastave prej cope, ku është dhënë mesazhi “Stop plastikës, riciklo” në markete të qytetit ku kanë shpërndarë cantat prej cope të përgatitur nga Këndi i BE-së me qëllim sensibilizimin e qytetarëve. Stop ndotjes! Mbro mjedisin, mbro veten dhe brezat pasues! Reagimi fillon nga ty, ndryshimi fillon me ty!