Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Njoftim Mbledhje e Këshillit Bashkiak

Ditën e Marte, 26 prill 2022 ora 14:00 në Sallën e Këshillit Bashkiak Kavajë do të zhvillohet mbledhja e radhës me rend dite si më poshtë:

1. Projekt-Vendim “Për dhënien e bllok ndihmës ekonomike deri në 6% për familjet në nevojë për muajin Mars 2022.

2. Projekt-Vendim “ Për miratimin e familjeve aplikuese që përfitojnë nga programi i bllok-ndihmës ekonomike deri në 6%, nga fondi i kushtëzuar dhe nga buxheti i Bashkisë Kavajë për muajin Mars 2022.

3. Projekt-Vendim “Për pagesën e plotë të qirasë sipas vlerës së tregut për familjet që janë dëmtuar nga tërmeti i datës 26.11.2019.

4. Projekt-Vendim “Për pranimin e personave në nevojë në institucionin Shtëpia e të Moshuarve “Sefer Dërvishi”, Kavajë.

5. Projekt-Vendim “ Për dhënien e ndihmës financiare z. Selim Halilaga për dëmet e shkaktuara në banesën e tij”.6. Projekt-Vendim “ Për miratimin me qera të tokës bujqësore për pasurinë nr.21.

6, lloj i pasurisë pemtore, me sip.68800m2, me indeks harte KJ-34-100-(132-B).ZK 1415, pasuri në administrim të Bashkisë Kavajë, e regjistruar në ASHK-në Kavajë.

7. Projekt-Vendim “ Për miratimin e dhënies me qera të tokës bujqësore për pasurinë nr.469/12, lloji pasurisë arë,me sip.44381m2, me indeks harte KJ-34-100-(66-B).ZK 3600, Njësia Administrative Golem, pasuri në administrim të Bashkisë Kavajë, e regjistruar në ASHK-në Kavajë.

8. Projekt-vendim “Për dhënien e titullit Mirënjohje e qytetit znj. Xhuljeta Tengu, me motivacionin: “ Për kontribut në vlera në artet figurative e në poezi duke pasqyruar talent në konkurset e manifestimet e artit në shkallë qyteti dhe jo vetëm.

9. Projekt-vendim “Për dhënien e titullit Mirënjohje e qytetit z. Musa Kabashi me motivacionin: “ Për vlerësim të kontributit për instalimin e centralit elektrik dhe furnizimin me rrymë elektrike të Kavajës në vitin 1931, të vetëmohimit, të ruajtjes së tij në mbarim të luftës së dytë botërore, për vitet me kontributet e vyera të punës e jetës në qytetin tonë duke i patur për herë në zemër Kavajën dhe Kavajasit”.