KRYETARI I BASHKISË
Fisnik Qosja lindi më 8 Qershor 1988 në Kavajë! Ai jeton dhe punon në Kavajë, është i martuar dhe baba i një djali!
Ai është avokat në profesion, sipërmarrës dhe gjithashtu i njohur për aktivitetin e hershëm në politikë!
Gjatë karrierës së tij profesionale ka mbuluar me sukses detyra të rëndësishme administative në administatë shtetërore dhe si Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Kavajë!
Ai angazhohet që në moshë fare të re në Partinë Demokratike, si anëtar i Forumit Rinor, më pas për shumë vite si Kryetar i këtij Forumi në Kavajë!
Anëtar i Këshillit Bashkiak në Kavajë dhe pjesë e listave shumëemërore si kandidati për deputet në Kuvendin e Shqipërisë në zgjedhjet 2017 dhe 2021!