Njoftim Mbledhje e Këshillit Bashkiak
Ditën e Mërkurë, 23 mars ora 16:00 në Sallën e Këshillit Bashkiak Kavajë do të zhvillohet mbledhja e radhës me rend dite si më poshtë:
1. Projekt-vendim për dhënien e bllok ndihmës ekonomike deri në 6% për familjet në nevojë për muajin Shkurt 2022.
2. Projekt-vendim për miratimin e familjeve aplikuese që përfitojnë nga programi i bllok ndihmës ekonomike deri në 6% nga fondi i kushtëzuar dhe nga buxheti i Bashkisë Kavajë për muajin Shkurt 2022.
3. Projekt-vendim për pagesën e plotë të qerasë sipas vlerës së tregut për familjet që janë dëmtuar nga tërmeti i datës 26.11.2019.
4. Projekt-vendim për shprehjen e pëlqimit, miratimin e programit të punës për parandalimin dhe masat që duhen marrë për mbrojtjen e pyjeve dhe kullotave nga zjarri për vitin 2022.
5. Projekt-vendim për shprehjen e pëlqimit për zgjatjen e afatit të qirasë të pasurisë nr. 1354, lloji i pasurisë “pyll” me sipërfaqe 4000m2, ndodhur në ZK. 3101 Qerret për një afat 10 vjet.
6. Projekt-vendim për një ndryshim në paketën fiskale të vitit 2022 miratuar me VKB- në nr.95 datë 25.11.2021.
7. Projekt-vendim për miratimin e tavaneve buxhetore 2023-2025.
8. Projekt-vendim për disa ndryshime në VKB-në nr.64 datë 11.06.2020; VKB-në nr.54 datë 30.06.2021 për miratimin e listës së subjekteve të cilët përfitojnë nga grantet e rindërtimit si rezultat i fatkeqsisë natyrore të shkaktuara nga tërmeti i datës 26.11.2019.