Njoftim Mbedhje e Këshillit Bashkiak
Ditën e Martë, 22 shkurt ora 14:00 në Sallën e Këshillit Bashkiak Kavajë do të zhvillohet mbledhja e radhës me rend dite si më poshtë:
1. Projekt-vendim për dhënien e bllok ndihmës ekonomike deri në 6% për familjet në nevojë për muajin Janar 2022.
2. Projekt-vendim për miratimin e familjeve aplikuese që përfitojnë nga programi i bllok ndihmës ekonomike deri në 6% nga fondi i kushtëzuar dhe nga buxheti i Bashkisë Kavajë për muajin Janar 2022.
3. Projekt-vendim për miratimin e projekt buxhetit afat-mesëm 2023-2025 për të ardhurat.
4. Projekt-vendim për disa ndryshime në paketën fiskale të vitit 2022 miratuar me VKB nr. 95 datë 25.11.2021.
5. Projekt-vendim për një ndryshim në nivelin maksimal të pagës në pozicionin Kryeinspektor në IMTV.
6. Projekt-vendim për një ndryshim në vendimin nr.109 datë 23.12.2021 “Për miratimin e programit buxhetor afat-mesëm 2022-2024 dhe buxhetin e Bashkisë Kavajë për vitin 2022.
7. Projekt-vendim për monitorimin dhe zbatimin e buxhetit të vitit 2021.
8. Projekt-vendim për miratimin e dhënies me qera të sipërfaqes prej 11800m2 të pasurisë nr.74 lloji i pasurisë PF(pa frut), pronë e Bashkisë Kavajë, e regjistruar pranë ASHK-së Kavajë me indeks harte kadastrale K-34-100-(99b), ZK 1397 me vendodhje në fshatin Çetë.