Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Vendime

Njoftim Mbledhje e Këshillit Bashkiak

Ditën e enjte datë 23.12.2021 ora 14:00 do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak me rend dite si më poshtë:

1. Projekt-vendim “Për miratimin e programit të punës të Këshillit të Bashkisë Kavajë, për periudhën janar-dhjetor 2022”.

2. Projekt-vendim “Për pranimin e personave në nevojë në institucionin Shtëpia e të Moshuarve “Sefer Dërvishi” Kavajë.

3. Projekt-vendim “Për miratimin e programit buxhetor afat-mesëm 2022-2024 dhe buxhetin për vitin 2022”.

Njoftim Mbledhje e Këshillit Bashkiak

Njoftim për mbledhje të Këshillit Bashkiak Kavajë, e Enjte, datë 25.11.2021 në orën 13:00, me rend dite si më poshtë:

1. Projekt-Vendim “Për dhënien e bllok ndihmës ekonomike deri në 6% për familjet në nevojë për muajin Tetor 2021”.

2. Projekt-Vendim “Për miratimin e familjeve aplikuese që përfitojnë nga programi i bllok-ndihmës ekonomike deri në 6%, nga fondi i kushtëzuar dhe nga buxheti i Bashkisë Kavajë për muajin Tetor 2021”.

3. Projekt-Vendim “Për pagesën e plotë të qirasë sipas vlerës së tregut për familjet që janë dëmtuar nga tërmeti i datës 26.11.2019”.

4. Projekt-Vendim “Për pranimin e personave në nevojë në institucionin Shtëpia e të Moshuarve “Sefer Dërvishi”, Kavajë.

5. Projekt-Vendim “Për dhënien e titullit qytetar nderi z. Muharrem Shqarri”.

6. Projekt-Vendim “Për miratimin e paketës fiskale 2022”.

7. Projekt-Vendim “ Për miratimin me qera të tokës bujqësore për pasurinë nr.220, lëoj i pasurisë ullishte, me sip.15354m2, me indeks harte KJ-34-100-(50-C).ZK 2291, pasuri në administrim të Bashkisë Kavajë, e regjistruar në ASHK-në Kavajë”.

8. Projekt-Vendim “ Për miratimin e dhënies me qera të tokës bujqësore për pasurinë nr.137, vol. 2, fq.28, e llojit vreshtë me sip.34200m2, e ndodhur në ZK.2071 Kanaparaj, Njësia Administrative Golem, pasuri në administrim të Bashkisë Kavajë, e regjistruar në ASHK-në Kavajë”.