Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Tag: qeveria

Ministria e Turizmit

Me Ministren e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, Prefektin e Qarkut Tiranë Afrim Qëndro, KryeBashkiaken e Durrësit Emiriana Sako dhe operatorët/menaxherët e strukturave hoteliere të zonës u takuam për të diskutuar dhe koordinuar së bashku nisjen e sezonit të ri turistik!

Kavaja jonë ka fatin të ketë një nga vijat bregdetare 🏖 më të gjata në Republikë duke favorizuar kështu atë që është baza kryesore e ekonomisë tonë lokale dhe jo vetëm, Turizmin!

📌Që të vazhdojmë të jemi zgjedhje e parë e turistëve vendas dhe të huaj edhe për këtë vit nuk mjaftojnë vetëm resortet dhe hotelet cilësore, duhet gjithashtu infrastrukturë dhe pastërti ♻️Për të parën na ka dhënë një krah të rëndësishëm Qeveria me investimet e mëdha dhe serioze që ka bërë dhe vazhdon të bëjë në zonën bregdetare 💪📍Për pastrimin duhet bashkëpunimin dhe ndërgjegjësim nga të gjitha palët përveç punës tonë të përditshme në terren 🚯♻️🚮

Dielli 🌞 dhe Deti 🌊 janë kartvizita më e bukur e jona! Me punë dhe përkushtim patjetër që sezoni turistik do jetë i mbarë dhe i suksesshëm.