Ministria e Turizmit
Me Ministren e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, Prefektin e Qarkut Tiranë Afrim Qëndro, KryeBashkiaken e Durrësit Emiriana Sako dhe operatorët/menaxherët e strukturave hoteliere të zonës u takuam për të diskutuar dhe koordinuar së bashku nisjen e sezonit të ri turistik!
Kavaja jonë ka fatin të ketë një nga vijat bregdetare më të gjata në Republikë duke favorizuar kështu atë që është baza kryesore e ekonomisë tonë lokale dhe jo vetëm, Turizmin!
Që të vazhdojmë të jemi zgjedhje e parë e turistëve vendas dhe të huaj edhe për këtë vit nuk mjaftojnë vetëm resortet dhe hotelet cilësore, duhet gjithashtu infrastrukturë dhe pastërti Për të parën na ka dhënë një krah të rëndësishëm Qeveria me investimet e mëdha dhe serioze që ka bërë dhe vazhdon të bëjë në zonën bregdetare Për pastrimin duhet bashkëpunimin dhe ndërgjegjësim nga të gjitha palët përveç punës tonë të përditshme në terren
Dielli dhe Deti janë kartvizita më e bukur e jona! Me punë dhe përkushtim patjetër që sezoni turistik do jetë i mbarë dhe i suksesshëm.