Kërkesë për mendim mbi rishikimin e Planit të Përgjitshëm Vendor me procedurë të thjeshtuar
Kërkesë për mendim mbi rishikimin e Planit të Përgjitshëm Vendor me procedurë të thjeshtuar:
Kërkesë për mendim mbi rishikimin e Planit të Përgjitshëm Vendor me procedurë të thjeshtuar:
NDRYSHIME NË RREGULLOREN E PLANIT
Në “Rregulloren e Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Kavajë”, bëhen ndryshimet, si më poshtë
vijon:
Raporti i ekspertëve të mjedisit mbi secilin prej rasteve të propozuara për rishikim, ku detajohet:
Dokumenti i plotë gjendet më posht:
Përcaktimi i vendeve publike, për afishimin e materialeve propagandistike prej partive politike dhe subjekteve zgjedhore, në territorin e Bashkisë Kavajë për zgjedhjet për organet e qeverrisjes vendore të datës 14 Maj 2023.
Investim i ri i rëndësishëm në qytetin tonë sepse përveç impaktit të menjëhershëm dhe të ndjeshëm në punësim ndikon gjithashtu në rritjen e standardit të cilësisë dhe përmirësimin e stilit të jetesës për qytetarët tanë. Sot hapën dyert “SPAR” dhe “JUMBO” dy brande Ndërkombëtare të njohura nga secili prej nesh. Përveç komoditetit e ti pasurit kaq pranë, fakti që vendosën ta shtrijne aktivitetin e tyre dhe tek ne tregon se interesi për të investuar në Kavajë nuk është më vetëm gjate sezonit veror por në çdo periudhë të vitit!
Në simbolikën e Ditës së Tokës, nxënësit e shkollës “Charles Telford Erikson” bashkë më Njësinë Administrative Golem vendosën të mbillnin sot pemë dhe të dilnin të gjithë bashkë në një aksion pastrimi. E njejta gjë ndodhi dhe me gjithë Njësitë e tjera të Bashkisë tonë të madhe. Bëhu dhe ti MIK i tokës në mënyrë që çdo ditë të jetë e saj
Me Ministren e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, Prefektin e Qarkut Tiranë Afrim Qëndro, KryeBashkiaken e Durrësit Emiriana Sako dhe operatorët/menaxherët e strukturave hoteliere të zonës u takuam për të diskutuar dhe koordinuar së bashku nisjen e sezonit të ri turistik!
Kavaja jonë ka fatin të ketë një nga vijat bregdetare më të gjata në Republikë duke favorizuar kështu atë që është baza kryesore e ekonomisë tonë lokale dhe jo vetëm, Turizmin!
Që të vazhdojmë të jemi zgjedhje e parë e turistëve vendas dhe të huaj edhe për këtë vit nuk mjaftojnë vetëm resortet dhe hotelet cilësore, duhet gjithashtu infrastrukturë dhe pastërti Për të parën na ka dhënë një krah të rëndësishëm Qeveria me investimet e mëdha dhe serioze që ka bërë dhe vazhdon të bëjë në zonën bregdetare Për pastrimin duhet bashkëpunimin dhe ndërgjegjësim nga të gjitha palët përveç punës tonë të përditshme në terren
Dielli dhe Deti janë kartvizita më e bukur e jona! Me punë dhe përkushtim patjetër që sezoni turistik do jetë i mbarë dhe i suksesshëm.
Qiellin e Kavajës sot e “pushtuan” balonat plot ngjyra të vogëlushave tanë – Rikthimi i kësaj tradite të bukur pikërisht në Ditën Botërore të Balonave solli gëzim të madh jo vetëm për fëmijët dhe organizatorët por gjithashtu dhe për prindërit që u bënë pjesë e këtij aktiviteti që fokusin kryesor e pati tek balonat e ndërtuara vetë – Sot jam i lumtur që të vegjëlve tanë u dhuruam kujtime të bukura të një dite mbushur plot me emocione, buzëqeshje dhe aktivitete Mirënjohje organizatorëve dhe stafeve përkatëse
Aktivitete si këto do jenë kryefjalë e ditëve të bukura me diell që na presin